Shkup, 29.05.2023 Prof.Dr. Mehmet Bulut ish-rektor i Universitetit ’Sabahattin Zaim’ nga Stambolli me ftesë të UNT-së ligjëroi sot para studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Fakultetit Ekonomik pranë UNT-së, ku realizoi ligjëratë edukative të titulluar “Bërja parave, brenda ekonomisë etike”.
Nikoqiri, prorektori për Financa dhe profesor në Fakultetin e Ekonomisë Doc.Dr. Bujamin Bela tha se përvoja e profesorit Bulut në sistemet monetare bankare është e madhe, dhe e njejta është përcjellur në shumë vepra në autorësi të tij nga fusha e Ekonomisë.Profesori Bulut u ndal në aspektin etik të të fituarit para, dhe bëri një krahasim mes sistemeve bankare të hershme në Evropën Perëndimore dhe në Perandorinë Osmane. Të parat modele bankash, tha Bulut u hapën pikërisht në Ballkan, dhe pasi treguan sukses ato u hapën edhe në pjesët tjera të perandorisë, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.
‘Qëllimi kryesor i politikave ekonomike të shteteve-kombe evropiane ishte përdorimi i fuqisë së shtetit për të nxitur tregtinë dhe rritjen ekonomike dhe për të ndërtuar industri dhe manifakturë kombëtare, ndërsa Perandoria Osmane vazhdoi të ndiqte ekonominë e saj provizioniste, fiskale dhe tradicionale, politikat e zgjerimit të tokës në periudhën e hershme moderne’, tha Bulut.
‘Në Evropën Perëndimore, kjo përvojë lindi një klasë të re që përmirësoi gradualisht aftësinë e saj tregtare dhe duke zgjeruar industritë dhe tregjet nën një sistem kapitalist. Nga ana tjetër politika perandorake osmane ishte kryesisht e shqetësuar për vazhdimësinë e autoritetit të fortë qendror dhe zgjerimin e tokës, që nuk nënkuptonte kurrë përmirësimin e shqetësimeve të industrisë apo tregtisë. Në vend të kësaj, politikat ekonomike të osmanëve ishin ekzistenca e popullit, sigurimi i qendrave kryesore të popullsisë, mbledhja e taksave dhe ruajtja e lirisë së tregtisë’, shtoi Buluut. Ai tha se ekuilibri dhe stabiliteti në shoqëri shpjegojnë prioritetin për osmanët në ekonomi, megjithatë, ndërsa në shembullin holandez në ekonomi, komercializimi dhe fitimi shpjegojnë prioritetin.
Profesor Bulut ishte rektor i Universitetit Sabahattin Zaim të Stambollit, ndërsa ka doktoratura të veçanta në dy universitete të ndryshme në Ankara dhe Stamboll. Ka studiuar në fushat e zhvillimit ekonomik afatgjatë, arsyet e dallimeve ekonomike ndërvendore, krahasimet e performancës, politikat e ekonomisë ndërkombëtare, ekonomia dhe qytetërimi osman, marrëdhëniet ekonomike osmane-evropiane-atlantike, Historia e ekonomisë, të menduarit ekonomik, financiar. Historia, Institucionet, Ekonomia dhe Financa Islame.
Profesor Bulut është gjithashtu anëtar i Akademisë Turke të Shkencave.