Dekani i Fakultetit të Shkencave Informatike Prof.dr. Stojan Kitanov mori pjesë në javën ndërkombëtare CEEPUS në Universitetin Teknik në Sofje ku temë diskutimi kishin rrjetin celular CEEPUS BG-1103-07-2223 – Modelimin, Simulim dhe Dizajn me Kompjuter në Inxhinieri dhe Menaxhim.
Në këtë organizimi pjesëmarrës kishte edhe nga Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovin, Republika e Bullgarisë, dhe vendit tonë Republikës së Maqedonisë së Veriut, që njëherit janë edhe anëtarë të rrjetit celular CEEPUS BG-1103-07-2223.
Profesor Kitanov bëri një pasqyrë të mundësive për studime dhe kërkime shkencore të ofruara nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në veçanti Fakulteti i Shkencave Informatike.
Ai gjithashtu realizoi disa ligjerata, të cilat ishin veçanërisht interesante për pjesëmarrësit dhe atë:
Pasqyra e rrjeteve celulare, nevoja për digjitalizim,
Karakteristikat e rrjeteve celulare 5G dhe
Rrjetet celulare 6G – drejtimet e kërkimit në të ardhmen