Tiranë, 18 – 20.09.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri është pjesëmarrës në Konferencën e 7-të vjetore shkencore e përbashkët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit: “Partneritet për Ekselencë – Partneritet për Europën” në Tiranë.

Rektori Zeqiri paraqitjen e Tij në këtë konferencë zhvilloi temën “Sfidat e arsimit të lartë, analizë krahasuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”. Kjo konferencë realizohet për të shtatën herë rradhazi në kuadër të Akademisë Kombëtare Gjermane e Shkencave Leopoldina, ndërsa këtë vit Akademia e Shkencave të Shqipërisë mban primatin e organizimit ku mblodhi në Tiranë, akademitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rektorët në kuadër të Procesit të Berlinit.

Konferenca e titulluar “Partneritet për Ekselencë – Partneritet për Europën”, kishte për fokus në tri çështje kryesore:

1. Vlerësimi i progresit të arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit të Ballkanit dhe Europës Juglindore drejt integrimit në konturet arsimit, kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Europian.

2. Krijimi i ekselencës në Ballkan nëpërmjet bashkëpunimeve në kërkimin shkencor, inovacionin dhe metodikat arsimore të arrira.

3. Zhvillimi i skemave të personalizuara të lëvizshmërisë për studentët, studiuesit dhe profesionistët, duke përfshirë (ri-)lidhjen e akademikëve të diasporës me vendet e tyre të origjinës.

By