Në Fakultetin e Shkencave Humane, u prezantuan botimet më të reja në gjuhën gjermane nga SHB “CORNELSEN””PANORAMA” – libri më i shitur për të huaj në Gjermani, tashmë edhe në duart e studentëve të FSHH!

Në fillim të kësaj ngjarjeje kulturore, ju drejtua u.d. Dekani prof.dr. Mustafa Ibrahimi, i cili fillimisht ju uroj mirëseardhje, e më pas midis tjerash theksoi se literatura për mësimin e gjuhëve është shumë e rëndësishme, dhe këtë zbrazëtirë e plotëson SH.B. “CORNELSEN” me seli në Kosovë, me botimet mjaft cilësore dhe bashkëkohore për mësimin e gjermanishtes.

Më gjerësisht për botimet e kësaj Shtëpie Botuese folën ekspertët e saj të jashtëm me seli në Kosovë, z. Ilir Lenjani dhe Arbër Xheladinit. Ata detajisht prezantuan metodat më të reja për punë interaktive me doracakët për mësimin e gjuhës gjermane me ilustrime dhe shembuj,për të gjitha nivelet, siç është libri PANORAMA .

Ata theksuan se , këto doracakë sjellin një lehtësim, jo vetëm për studentët, por edhe për profesorët e gjuhës gjermane. Të pranishmëve iu drejtuan edhe profesori i gjermanishtes Izer Maksuti, si dhe Besim Alili, lektor dhe përfaqësues i Austrisë për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik.

Studentët dhe profesorët u ndanë të kënaqur me prezantimet dhe librat cilësore për gjuhën gjermane dhe me hapat e para të bashkëpunimit.

By