Shkup 25.10.2023 – Studentët e Fakultetit Juridik dhe Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pjesëmarrës në ekspozitën e organizuar nga delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Instituti Maqedonas për Media, me temë: “Dhoma e qelqtë: Bota dixhitale – kurth për të dhënat tuaja personale”, të kryesuar nga pedagogët e tyre, u.d. dekane e Fakultetit Juridik Prof.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, Prod.dr. Aleksandar Petkovski dhe Dr. Deniz Memedi.

Kjo ekspozitë përbëhet nga video animacione dhe afishe të ilustruara, të dizajnuara dhe prodhuar nga Tactical Tech, një OJQ ndërkombëtare me qendër në Berlin, që ilustrojnë llojet e të dhënave që lëmë pas ndërsa përdorim internetin çdo ditë.Studentët në ekspozitë kishin mundësinë të zbulojnë pse numrat tanë të telefonit nuk janë tanët, sa kushtojnë aplikacionet ‘falas’, si jemi të profilizuar, çfarë mund të mësojnë rreth nesh nëpërmjet zakoneve tona të përdorimit të përditshëm dhe si funksionon industria e të dhënave.

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup patën mundësinë të bashkëbisedojnë me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në RMV z. David Geer si dhe të realizojnë një foto si kujtim të përbashkët.

By