𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩. 𝟐𝟑.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟑 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri priti sot dy ministrat qeveritar, atë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri si dhe ministrin e Drejtësisë z. Krenar Lloga.

Rektori Zeqiri të pranishmit, mes të cilëve ambasadorë dhe miq të universitetit informoi ata me sfidat, zhvillimin dhe avancimin e UNT-së.

Rektori Zeqiri falënderoi ministrat Shaqiri dhe Lloga për vizitën, ndërsa inicoi bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë në drejtim  të angazhimit të stafit të Fakultetit Juridik në përpilim të ligjeve dhe akteve tjera juridike.

By