Shkup, 04.12.2023 – Prorektori për për financa dhe investime Doc.dr.Bujamin Bela nga Universiteti “Nënë Tereza” në Skup me një grup të studentëve nga Fakulteti Ekonomik, Social dhe Teknik ndoqën debatin mbi Strategjinë kombëtare për 20 vjetët e ardhshme.
Në këtë debat temë e diskutimit ishte “Ekonomia e qëndrueshme dhe konkurente (inovacione, ndërmarrësia, ekonomia e integruar dhe fuqia punëtore, zhvillimi i karrierës, strukturat eksportuese, zonat ekonomike, IHD, mobiliteti, etj)”.
Prorektori Bela dhe studentët e UNT-së patën rastin që në interaktivitet të kyçen mbi temën e lartëpërmendur, duke vë në diskutim shumë çështje të cilat i përkasin shoqërisë në vendin tonë dhe atë: Zhvillimi lokal dhe rajonal i qëndrueshëm (disparitetet regjionale, infrastruktura kapitale, komuna funksionale fiskale), Revitalizimi Demografik dhe zhvillimi kulturorë dhe social (Baraspesha mes obligimeve profesionale dhe familjare, udhëheqje me migrimet e jashtme dhe te brendshme,investime ne teknologjine në shëndetësinë publike, mbrojtje juridike dhe sociale, sistem të qëndrueshëm pensional, plakja aktive, standardizim i arsimit formal me standardet ndërkombëtare).
Në këtë debat studentët patën mundësinë të diskutojnë edhe për sundimin e ligjit dhe udhëheqjen e mirë (politikat dhe standardet te përshtatura me rregullativat e BE-së, partitë politike dhe proceset demokratike, gjyqësori i pavarur, transparenca dhe inkluziviteti, përzgjedhja e funksionarëve sipas meritave dhe performancës, mediume me integritet, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e mjedisit, multikulturalizmi dhe të tjera).