Shkup, 01.02.2024 Në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot u realizua takimi i parë mes UNT-së dhe Organizatës për Inovacione Sociale “ARNO” dhe organizatës RISE (Inkubator Rajonal për Sipërmarrësit Socialë).
Në fokus të takimit mes palëve ishte organizimi i garës ‘Green Ideas’, ku studetët nga të gjitha fakultetet e universitetit mund të marrin pjesë në garë ku tre vendet e para do të ndajnë shpërblimet në vlerë deri në 5 000 euro.Studentët e UNT-së do të përfshihen në projekte me tematikë që mbështesin zhvillimin e ideve të biznesit të vogël, lokal dhe të gjelbër.
Green Ideas është një garë vjetore ku përveç vendit tonë, gara zhvillohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Greqi. RISE është një program për sipërmarrësit e rinj socialë të ardhshëm (16-35 vjeç) ku aplikojnë ekipe të rinjsh me ide për sipërmarrje sociale dhe të gjelbra. Si inkubator lokal për Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Malin е Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë, me fonde të siguruara deri në vitin 2025, në këtë garë do të trajnohen të rinjtë se si të fillojnë një biznes nga një ide, përmes trajnimeve, mentorimit, konsultimit dhe rrjetëzimit.
Deri më tani janë zhvilluar garë me 32 ekipe dhe mbi 100 të rinj që kanë marrë pjesë në program.Në takim nga UNT morrën pjesë prorektori për Shkencë dhe Hulumtime i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu, profesoresha doc. Dr. Valbona Hajretin, udhëheqësi i Departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare mr. Bujar Kajolli, ndërsa nga shoqatat zonja Irena Janevska, bashkëfinansuese dhe Kryetare e Organizatës për Inovime Sociale “ARNO” dhe z. Marjan Icoski nga Organizata për Inovacione Sociale “ARNO”