𝐔 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 ‘𝐏𝐞𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐓𝐞𝐤𝐬𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐀𝐧𝐠𝐥𝐞𝐳𝐞 𝐧𝐞 𝐒𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐚𝐭 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞𝐝𝐡𝐞𝐧𝐢𝐞 𝐍𝐝𝐞𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞’ 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐞𝐭 𝐋𝐮𝐛𝐢𝐜𝐚 𝐊𝐚𝐫𝐝𝐚𝐥𝐞𝐬𝐤𝐚 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐣𝐤𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐕𝐚𝐥𝐛𝐨𝐧𝐚 𝐇𝐚𝐣𝐫𝐞𝐭𝐢𝐧
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟒.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟒 Në prezencë të ministrit të Drejtësisë z.Krenar Lloga, stafit të UNT-së dhe familjarëve të autoreve u promovua sot libri ‘Përmbledhje e Teksteve Angleze në Shkencat Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike’ nga Lubica Kardaleska Radojkova dhe Valbona Hajretin.Recenzentët e librit Prof. Dr. Tatjana Sërceva Pavlovska dhe Prof dr. Bujar Ahmeti, recensionin e të cilit e lexoi dekani i Fakultetit Juridik Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu e vlerësuan librin tepër të nevojshmëm për studentët që studiojnë drejtësinë.
Prof. Dr. Tatjana Sërceva Pavlovska tha se ky libër është përputhje mes filozofisë gjuhësore dhe teorisë së të drejtës, ndërsa nevoja për përpilimin e tij u vërejtë sidomos gjatë harmonizimit të legjislaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, sepse u vërejtën gabime terminologjike.
‘Zhvillimet ekonomike të këtyre viteve të fundit kanë nxjerr në pah nevojën e plotësimit të terminologjisë në fushat e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike dhe përdorimin e njësuar të tyre’ tha dekani i Fakultetit Juridik Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu.
‘Kishim nevojë për një libër të tillë ku do të mësonim terminologjinë e saktë juridike në gjuhën angleze, sidomos duke pasur parasysh se gjatë kontakteve me botën e jashtme sidomos me diplomatët është shumë e nevojshme shprehja e saktë, dhe të kuptuarit, për të arritur marrëveshje’ tha ministri Lloga i cili vlerësoi lartë librin, i cili tani më është në duart e studentëve.Autoret Lubica Kardaleska Radojkova dhe Valbona Hajretin falënderuan për mbështetjen që kanë pranuar nga autoritetet dhe universiteti për përpilimin, botimin dhe promovimin e librit.‘Ideja erdhi nga kërkesat e shumta të studentëve të cilët kishin nevojë për njohuri terminologjike, sidomos të termineve angleze dhe kjo na motivoi ta shkruajmë këtë libër, që do të jetë si manual për studentët’ tha Kardaleska Radojkova.
Autorja Valbona Hajretin e cila është ligjëruese në Fakultetin Juridik në UNT tha se ndjehet e lumtur që qëllimi për krijimin e kësaj përmbledhje tregjuhësore terminologjike u realizua, pasi që ikje nga gjuha angleze nuk ka, sepse ajo dominon me botën, dhe për këtë shkak studentët duhet të jenë të përgatitur për botën me të cilën nesër do të punojnë.