Shkup 1 Prill 2024 Programi Studimor ‘Sporti dhe Shkencat Sportive’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të UNT-së organizoi panel diskutim me temë Agjërimi dhe Sporti ku u diskutua për impaktet që agjërimi ka mbi aktivitetet sportive.

Panelistë ishin rektori i parë i UNT-së, Prof.dr. Azis Pollozhani i cili përveç se profesor, është edhe mjek dhe nutricionist, Prof.dr. Fatmir Zaimi, profesor teologjie i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm në UNT dhe Prof.dr. Blerim Saiti, profesor në UNT, përgjegjës i programit studimor dhe trajner profesionist, ndërsa në diskutim paraqitje kishte edhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale prof.dr. Diturije Ismaili.

Vlerësimi nga tre panelistët ishte se agjërimi është një obligim fetar, por me përfitime të mëdha për shëndetin.

‘Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa nga i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin’, tha nutricionisti Prof.dr. Azis Pollozhani.

Agjërimi rritë detoksifikimin, tha profesori Prof.dr. Blerim Saiti i cili shtoi se ‘ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup, disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura, ndërsa si përfundim shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra’ tha Saiti i cili shtoi se yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet, dhe toksinat lirohen, me çrast mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi. Agjërimi ndihmon vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive, tha Prof.dr. Fatmir Zaimi, teolog i cilio shtoi se gjithashtu agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës, redukton sasitë e deponuara të yndyrës dhe sheqerit në trup dhe, ndërsa konsumim i ushqimeve natyrale  dhe të frutave për iftar ndikojnë për të arritur uljen e peshës.

Për sportistët, panelistët thanë se nuk duhet ti ndërpresin aktivitetet fizike gjatë agjërimit, por ato ti spostojnë pas iftarit.

By