Një angazhim maksimal nga pedagogët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga programi studimor Sport dhe Shkencat Sportive, Prof.inor.dr. Agon Saiti dhe Mr. Muhamer Abdullahu vijojnë arritjet në futsall dhe ping pong.
Studenti i ciklit të dytë Jon Ollomani, pas 3 fitoreve të njëpasnjëshme në ping pong arriti në finale ku u takua me Daniel Zhu anëtarë i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në ping pong për U21.
Ollomani edhe pse pësoi humbje, tregoi një lojë shumë të bukur, me plotë pika atraktive dhe cilësore, ku i solli vendin e dytë dhe medaljen e argjendë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.Ndërsa në futsall ekipi i UNT-së u ndesh me ekipin e Universitetit “Shën Kliment Ohridski” duke fituar me rezultat bindës 7:0.Me këtë ndeshje të gjiros së tretë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup kryeson në tabelë me 3 fitore dhe asnjë humbje, duke trasuar rrugën të sigurtë për tu shpallur kampion në këtë kompeticion.