Shkup, 25.04.2024 Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në seancën e mbajtur sot, 25.04.2024 , votoi për zgjedhjen e kryetarit të Senatit, ndërsa anëtarët e Senatit njëzëri dhanë mbështetjen e tyre prof.dr. Zoran Gacovskit.
Kryetarit të ri të Senatit Prof.dr. Zoran Gacovski, ia dhanë besimin: Doc. Dr. Shpëtim Rexhepi nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prof.dr. Andrej Cvetkovski, Doc. Dr. Rilind Ademi nga Fakulteti i Shkencave Teknike, Prof. dr. Suzana Jordanovska dhe Doc.dr. Emira Imeri nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Prof.Inor.dr. Enver Abdullahi dhe Doc. dr. Agon Saiti nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe nga Kuvendi Studentor Universitar, si anëtar i Senatit, që u përfaqësua nga kryetari i këtij kuvendi, Omer Hebib.
Zoran Gacovski është doktor i shkencave teknike, profesor i regullt në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ku ligjëron automatikë dhe mekatronikë. Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri uroi kryetarin e ri të Senatit ndërsa anëtarëve të Senatit u uroi suksese në punë.