Shkup, Prill 2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në ditët e fushatës promovuese në gjithë teritorin e vendit po vijon promovimin e programeve studimore nga afër për akademikët e ardhshëm.

Ekipi i pedagogëve të UNT-së para maturantëve të Sarajit u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me tetë Fakultete studimore dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave Humane, Fakulteti Ekonomik si dhe Fakulteti Juridik ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.

UNT falënderon stafin e shkollës së mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Maturantet u ndanë të kënaqur me informacionet që morrën rreth mundësive dhe programeve të studimit që ofron UNT, gjë që iu ndihmon atyre të bëjnë zgjidhjen e duhur për profesionin dhe të ardhmen e afërm të tyre.

By