Shkup, 22.08.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit z. Izet Mexhiti i shoqëruar nga zv/ministrin për Arsim dhe Shkencë z. Lulzim Aliu.
Gjatë takimit të punës zëvendëskryeministri të parë Mexhiti dhe zv/ministri për Arsim dhe Shkencë Aliu përgëzuan rektorin Zeqiri për arritjet që ka realizuar UNT gjatë këtyre viteve, duke i ofruar mbështetje institucionale për konsolidimin e mëtejmë të UNT-së në ngritje të cilësisë të arsimit të lartë.
Rektori Zeqiri shprehu falënderim për vizitën e Mexhitit dhe Aliut si dhe i’u uroi atyre pozitën shumë të rëndësishme në ekzekutiv. Në takim ku të pranishëm ishin prorektorët Rizvan Sulejmani, Fati Iseni, Bujamin Bela dhe Bekim Fetaji si dhe sekretarja e përgjithëshme Mukades Hajdari, rektori Prof.Dr. Izet Zeqiri njoftoi ata zhvillimin e regjistrimeve të studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025, me rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve, zhvillimin programet studimore që ofron Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kërkesat dhe sfidat me hapësirat e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Rektori i UNT-së Prof.Dr. Izet Zeqiri tha se ka informuar Mexhitin dhe Aliun për aktivitetet e përgjthshme në universitet.
‘Ne si universitet informuam zëvendëskryeministrin për të gjitha aktivitetet që kemi ndërmarrë, sidomos për pregatitjen e regjistrimit të studentëve, investimet që kemi bërë në infrastrukturën e universitetit, si dhe përsëritëm kërkesën tonë për realizimin e idesë së kampusit universitar, për të cilim kemi projektin’ tha rektori i UNT-së Izet Zeqiri.
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, për gjithë studentët, stafin akademik dhe administrative dha lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë do të hapë procedurat për fillimin e ndërtimit të Kampusit universitar të UNT-së, të këtij institucioni të lartë arsimor.
‘Sot është dita ku mund të paralajmëroj një sihariq, një lajm të madh, për krijimin e një perspektive të re për Universitetin ‘Nënë Tereza’, këto ditë presim vendimin që të hapet procedura për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar, dhe me këtë investim kapital dëshmojmë se prioritet mbi prioritetet do të jetë arsimi, në të gjitha fushat’, tha Mexhiti, duke shtuar se projekti i kampusit veç më është në ministrinë e Tansportit për të merr leje të ndërtimit, pritet vendimi i qeverisë dhe besojmë që jemi në rrugë të mbarë, për sa i përket pjesës sonë si qeveri.
Gjatë vizitës që u realizua për nder të ditëlindjes se 114-të të Gonxhe Bojaxhiut ‘Nënës Terezë’ Mexhiti tha se UNT do të ketë mbështetje nga qeveria, ndërsa nga ky institucion pret prodhimin e kuadrove cilësore.
Për hire të përvjetorit të 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, ku universitet ynë mban me krenari emrin e saj, rektori Zeqiri i dhuroi Zëvendëskryeministrit të parë Mexhitit vepër autoriale me figurën e Nënë Terezë – Gonxhe Bojaxhiut.
Në kuadër të vizitës, Zëvendëskryeministri Mexhiti i vizitoi edhe hapësirat e Universitetit, bibliotekën universitare, lobaratorët e informatikës dhe hapësirat tjera studimore.