Shkup, Tetor 2024, Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Dr. Aurela Basha nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mbajti ligjëratën me temë: “VËSHTRIM PRAGMATIK I FJALËVE TË HUAJA NË DISKURSIN POLITIK” për stafin akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, si dhe studentët e programeve studimore të Psikologjisë dhe Medies dhe Komunikimit Ndërkulturor.
Ajo merrte pjesë si staf mobiliteti duke e prezentuar me mjaft sukses temën studimore: “Vështrim pragmatik i fjalëve të huaja në diskursin politik”. Në ligjëratën e saj midis tjerash ngriti disa çështje si: Çfarë është gjuha sipas Humboldit?, Ç’janë huazimet?, Stilet funksionale të gjuhës standarde; Për purizmin e gjuhës shqipe; Qëndrimi ndaj fjalëve të huaja e çështje tjera.
Midis tjerash, Dr. Aurela Basha theksoi se “ Përgjegjësit për arritjen e objektivave në lidhje me kujdesin ndaj gjuhës nuk i takon vetëm folësve, por edhe institucioneve që merren me gjuhën, siç janë: institucionet gjuhësore, institucionet e arsimit të lartë apo agjencitë, të cilat kanë në fokus politikat për mbrojtjen e gjuhës amtare. Në fund Dr.Aurela u përgjigj me sukses në pyetjet që parashtruan studentët dhe stafi akademik.