Shkup, Dhjetor 2024 – Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në mbledhjen e mbajtur më 11 dhjetor 2024, zgjodhi Prof. Dr. Blerim Saitin si prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.Profesor Saiti aktualisht ligjëron në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, ai pritet të sjellë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e ndërkombëtarizimit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe përforcimin e lidhjeve me institucionet ndërkombëtare.Universiteti i uron Prof. Dr. Blerim Saitit suksese në këtë pozitë të rëndësishme dhe sfiduese.

By