Shkup, 30.01.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup pati nderin të mirëpresë një delegacion nga Universiteti “Necmettin Erbakan” nga Republika e Turqisë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit ndërkombëtar të eksperiencave mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Ky takim, i kryesuar nga rektori i Universitetit “Necmettin Erbakan” nga Konya, Prof. dr. Cem Zorlu, u mirëprit nga menaxhmenti i UNT-së, Prof. dr. Blerim Saiti, përgjegjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ai për Shkencë dhe Hulumtime, Prof. dr. Bekim Fetaji, Prof.Inor.dr. Bujamin Bela, prorektor për Financa, Investime dhe Zhvillim, si dhe prorektori për Arsim dhe Çështje Studentore, Prof.Inor.dr. Fati Iseni. Gjithashtu, pjesë e pritjes ishin edhe sekretarja e përgjithshme, znj. Mukades Hajdari, dhe Prof. dr. Enver Abdullahu.

Nga Universiteti “Necmettin Erbakan”, përveç rektorit, morën pjesë edhe Prof. Dr. Fırat Yaldız, koordinator i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Ndërkombëtare si dhe z. Osman Demirgül, përfaqësues Shtetëror i Fondacionit Turk Maarif.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit në fushat e hulumtimit shkencor, programeve të shkëmbimit akademik për studentë dhe staf, si dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Palët shprehën angazhimin e tyre për të nënshkruar memorandume bashkëpunimi që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy universiteteve.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve akademike dhe promovimit të shkencës dhe edukimit në nivel ndërkombëtar.

By