Prishtinë, shkurt 2025 – Fakulteti i Shkencave Humane pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i përfaqësuar nga dekani Prof.dr. Mustafa Ibrahimi dhe Institutit Albanologjik në Prishtinë i përfaqësuar nga z. Naim Berisha të cilët nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim forcimi të komunikimit dhe bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore dhe akademike.
Përfitimet që përmban Memorandumi për bashkëpunim mes Fakultetit të Shkencave Humane pranë UNT-së dhe Institutit Albanologjik nga Prishtina përveç forciminit dhee komunikimit dhe bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore dhe akademike ka për qëllim edhe organizimin dhe jetësimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore, ligjëratave, debateve, hulumtimeve dhe projekteve shkencore që organizohen nga këto institucione, promovimi dhe botim të librave, organizimin e ligjëratave, shkëmbimi dhe shfrytëzimi i bibliotekave, përfshierja e komisioneve për recensimin e librave për botim, bashkëpunimi edhe në çështje të tjera të cilat ndërlidhen me punët kërkimore-shkencore dhe akademike.
Në nënshkrim morën pjesë edhe përgjegjësi i Katedrës Gjermane Prof.dr. Izer Maksuti, si dhe punojnësit shkencorë të IAP, Sejdi Gashi dhe Abdurrahim Maxhuni.
Në takim u theksua se koordinimi dhe bashkëpunimi mes Fakultetit të Shkencave Humane dhe Institutit Albanologjik në Prishtinë është thelbësor për mbrojtjen e gjuhës së normuar shqipe, monitorimin e planifikimit dhe politikës gjuhësore si mjet i rëndësishëm për të ruajtur gjuhën standarde dhe identitetin kombëtar.