Shkup, Qershor 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në takim studentët Njomza Luta, Visar Murtezai dhe Almira Ramadani nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike, të cilët do të përfaqësojnë UNT-në në konferencën studentore ChemBiotIC, më 3-4 korrik, organizuar nga Universiteti i Vroclavit në Poloni.
Studentët do të prezantojnë një temë inovative mbi përdorimin e bërthamave të pjeshkës si zëvendësues natyral në industrinë ushqimore.
UNT ju uron shumë suksese në këtë garë ndërkombëtare shkencore dhe besojmë fuqishëm në cilësinë, dijen dhe përkushtimin e tyre.


