Shkup, 12.06.2025 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u mbajt një prezantim informues për produktet bankare të Stopanska Banka ShA Shkup për stafin akademik dhe administrativ, të udhëhequr nga drejtoresha regjionale znj. Arlinda Hasani Sinani.
Në këtë prezantim morën pjesë edhe bashkëpunëtorët Majlinda Etemi, Aleksandër Nacov dhe Naser Alie, të cilët ndanë informata të dobishme për produktet dhe shërbimet financiare që ndihmojnë të rinjtë në menaxhimin personal të financave.
Gjithashtu, u bë thirrje për studentët që të shfrytëzojnë mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet punës praktike, projekteve të përbashkëta dhe zhvillimit të ideve për vetëpunësim, me mbështetje të vazhdueshme nga sektori bankar dhe Universiteti.







