Shkup, Korrik 2025 – Me ftesë të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Shkëlqesisë së Saj, znj. Angela Price Aggeler, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja u zhvillua në ambientet e Ambasadës Amerikane në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues të lartë diplomatik, institucional dhe të komunitetit akademik.

Pjesëmarrja e rektorit Fetaji dhe rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Jusuf Zejneli në këtë ceremoni përfaqëson një moment simbolik të afërsisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë në vend, atë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Tetovës, me institucione ndërkombëtare me theks të veçantë në avancimin e vlerave të demokracisë, arsimimit cilësor dhe partneritetit ndërkulturor.

Rektori Fetaji shprehu mirënjohjen për ftesën dhe vlerësoi rolin e Ambasadës së SHBA-së në mbështetjen e reformave dhe zhvillimeve arsimore në vend dhe rajon.

By