Shkup, gusht 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në mbledhjen e Konferencës Interuniversitare të mbajtur në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Në këtë mbledhje, krahas rektorit të UNT-së, morën pjesë edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, si dhe përfaqësues të tjerë akademikë, përfshirë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Rektorët njëzëri theksuan se arsimi i lartë përbën dhe do të mbetet themeli mbi të cilin ngrihet zhvillimi i shoqërisë. Ata nënvizuan se universitetet duhet të jenë qendra të dijes, të kërkimit shkencor dhe të inovacionit, të lidhura ngushtë me nevojat e tregut të punës dhe sfidat e kohës moderne.

Në kuadër të këtij angazhimi, u shpall edhe konkursi për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore.

By