Shkup/Norvegji, 11.09.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, realizoi sot një takim online në platformën Google Meet me Prof. Inov. Dr. Glenn Agung Hole, ligjërues në Universitetin e Norvegjisë Juglindore.
Në takim morën pjesë edhe prorektorët Prof. Dr. Zoran Gacovski, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, dekaneja e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurije Imeri Jusufi, si dhe Prof. Inor. Dr. Argëtim Saliu. Rektori Fetaji njoftoi Prof. Dr. Hole dhe z. Blerim Gjoni mbi zhvillimet e fundit në UNT, përfshirë avancimin akademik e shkencor, bashkëpunimet e shumanshme me institucione të brendshme e ndërkombëtare, si dhe sfidat e përbashkëta që i presin universitetet sot.
Ky takim virtual kishte për synim krijimin e bazave për një kornizë strategjike dypalëshe të bashkëpunimit mes Norvegjisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fushat e sipërmarrjes, shkencës së aplikuar, mentorimit dhe ekosistemeve të inovacionit.
Vizion afatgjatë i këtij bashkëpunimi është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kompetencës për Sipërmarrje dhe Mentorim në Maqedoninë e Veriut, e cila do të ndërthurë kërkimin shkencor me zhvillimin e aplikuar të biznesit, duke kontribuar në forcimin e ekosistemeve inovative dhe në integrimin e vendit në rrjetet evropiane të kërkimit dhe zhvillimit.
