Kumanovë, Prill 2026 – Ekipi akademik i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi një sesion ndërveprues me maturantët e Gjimnazit “Sami Frashëri”, duke prezantuar rrugëtimin e tyre të ardhshëm arsimor në zemër të kryeqytetit.

Profesorët Rilind Ademi, Emira Ymeri, Arbnor Rushiti, Arta Mehmedi Ademi, Mirvan Xhemaili dhe Avni Avdiu shpalosën përparësitë e studimit në kampusin tonë të ri, me fokus te 8 Fakultetet dhe programet që i përgjigjen tregut modern, kushtet e studimit duke filluar nga laboratorët e teknologjisë së fundit dhe biblioteka moderne, mobilitetin e studentëve, bursat dhe shkëmbimet ndërkombëtare përmes Erasmus+.

Interesimi i lartë i maturantëve rikonfirmoi rolin e UNT-së si adresa kryesore për arsimim cilësor në gjuhën amtare. Falënderojmë menaxhmentin e gjimnazit “Sami Frashëri” për bashkëpunimin e shkëlqyer në udhëzimin e brezave të rinj.

Zgjidh me mençuri, bashkoju suksesit në UNT!

By