Shkup/Tiranë, Qershor 2026 – Në kuadër të takimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një takim produktiv me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo.

Rektori Fetaji, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Studentor Universitar, Besar Sejdiu, Mr. Driton Zendeli dhe Jasir Memedi, njoftuan znj. Bodo dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Sh.T. Denion Mejdani, mbi zhvillimet e fundit institucionale dhe programet që UNT realizon në mbështetje të studentëve.

Fokusi i bashkëbisedimit u përqendrua në zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e rinisë, ku u diskutua posaçërisht për përfshirjen aktive të të rinjve nga Maqedonia e Veriut në aktivitete të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Palët u dakorduan për koordinimin e iniciativave të përbashkëta që nxisin shkëmbimin e përvojave, angazhimin qytetar, si dhe zhvillimin personal e profesional të studentëve.

UNT shpreh falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin, Sh.T. Denion Mejdani për angazhimin e tij maksimal në organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të këtij takimi.

By