Shkup, 02.04.2026 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në organizim të Qendrës së Karrierës së UNT-së, u realizua trajnimi profesional për këshilluesit e karrierës në shkollat e mesme.

Trajnues i këtij takimi ishte udhëheqësi i Qendrës së Karrierës së UNT-së, Mr. Ilir Idrizi, ndërsa pjesëmarrës në këtë trajnim ishin këshilluesit e karrierës nga shkollat e mesme në qytetin e Shkupit.

Trajnimi kishte për qëllim fuqizimin e këshilluesve të karrierës, me fokus të veçantë në rolin e këshilluesit të karrierës, detyrat kryesore, punën me nxënës, bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurimin e cilësisë, si dhe zhvillimin profesional. Gjithashtu, u prezantua platforma digjitale për testimin e shkathtësive të nxënësve, e krijuar nga stafi i UNT-së.

Ky aktivitet shënon një hap të parë në bashkëpunimin ndërmjet Qendrës së Karrierës të UNT-së dhe shkollave të mesme. Në vijim pritet të realizohen aktivitete të tjera të përbashkëta, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe orientimin në karrierë të nxënësve të shkollave të mesme.

By