Shkup, 09.07.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti sot në një takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Sh.A. MEPSO, Dr. Burim Latifin.
Gjatë takimit, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Sani Demiri dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela. Drejtuesit e të dyja institucioneve diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në realizimin e praktikës profesionale për studentët e fakulteteve teknike, mbështetjen e projekteve kërkimore-shkencore në sferën e energjetikës, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes së procesit akademik me tregun e punës.
Rektori Fetaji shprehu gatishmërinë e plotë të UNT-së për të ofruar ekspertizën akademike në funksion të zhvillimit të sektorit energjetik, ndërsa drejtori i Sh.A MEPSO, Dr. Burim Latifi, vlerësoi lart potencialin e universitetit dhe konfirmoi hapur mbështetjen e institucionit që ai drejton për ngritjen profesionale të kuadrit të ri deficitar në vend.
