Shkup, Prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka vijuar fushatën promovuese me një takim dinamik në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”. Gjatë kësaj vizite, maturantët patën mundësinë të njihen me ofertën e pasur akademike dhe risitë që UNT sjell për vitin e ardhshëm studimor.

Ekipi akademik, i përbërë nga profesorët Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Neritan Turkeshi, Agim Mamuti, Genta Spahiu Mirzo, Arbnor Rushiti, Fisnik Doko dhe Albina Muça, prezantoi tetë njësitë akademike të universitetit. Përtej programeve studimore, fokus i veçantë iu dha bursave nga Erasmus+ dhe atyre të vendit, praktikave profesionale dhe lidhjes së drejtpërdrejtë të studimeve me nevojat e tregut të punës.

Takimi u karakterizua nga një interes i lartë i nxënësve, të cilët përmes pyetjeve dhe diskutimeve u informuan mbi kushtet moderne të studimit dhe jetën studentore në kampusin tonë. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup falënderon menaxhmentin e shkollës “Arseni Jovkov” për bashkëpunimin e shkëlqyer në orientimin e gjeneratave të reja drejt arsimit cilësor.

By