Shkup, Prill 2026 – Në ambientet e Bibliotekës Universitare të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua me sukses sesioni informativ mbi thirrjen e hapur për bursa Erasmus+ për vitin akademik 2026-2027. Ky aktivitet mblodhi një numër të madh studentësh të interesuar për të zgjeruar horizontet e tyre akademike dhe profesionale përmes lëvizshmërisë në universitetet partnere evropiane.
Sesioni u udhëhoq nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, e cila njoftoi studentët në detaje mbi procedurat e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe rëndësinë e përfitimit të bursave Erasmus+ për studime dhe praktikë profesionale. Gjatë ligjëratës, u shpjegua hollësisht dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet kohore, duke u ofruar studentëve udhëzime praktike për një aplikim të suksesshëm.
Prorektorja Ismaili theksoi se programi Erasmus+ nuk është vetëm një mundësi për ngritje akademike, por edhe një përvojë jetësore që ndihmon në zhvillimin personal dhe njohjen e kulturave të reja. Takimi vijoi me një seancë pyetje-përgjigje, ku studentët patën mundësinë të qartësonin çdo paqartësi lidhur me procesin e shkëmbimit dhe njohjen e kredive.

