Manastir, Maj 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vazhdën e takimeve informuese me maturantët, kësaj radhe në qytetin e Manastirit realizuan një takimi në ambientet e Bibliotekës “Linkest”, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me ofertën akademike të 8 fakulteteve tona.

Gjatë takimit interaktiv me nxënësit, Doc. Dr. Majlinda Axhiu, dekane e Fakultetit të Shkencave Informatike, shpalosi ofertën e pasur akademike dhe mundësitë e shumta që ky universitet ofron për studentët e rinj që ofron kampusi iUNT-së në kryeqytet, si dhe shërbimet e reja digjitale për studentët, përfshirë edhe Portalin e Karrierës. Maturantët shfaqën interesim të lartë për drejtimet deficitare dhe mundësitë e shumta për praktika profesionale dhe bursa studimi.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup falënderon përzemërsisht znj. Emira Selimin për organizimin e shkëlqyer të këtij takimi dhe për mikpritjen në Bibliotekën “Linkest”. Ky bashkëpunim është një tjetër hap drejt misionit tonë për t’i udhëzuar të rinjtë drejt një suksesi të garantuar profesional.

E ardhmja juaj ka një adresë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

By