Shkup, 26.08.2026 – Në kuadër të shënimit të përbashkët të 116-vjetorit të lindjes dhe 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, delegacioni i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i kryesuar nga rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHSH), sot kanë vendosur kurora me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore të Humanistes së Madhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Aktivitetet përkujtimore nën moton “Kujtojmë Gonxhen tonë dhe Terezën e mbarë botës” nisën zyrtarisht në orën 10:00, duke bashkuar udhëheqësinë akademike dhe stafin e universitetit.
Në këtë akt solemn morën pjesë, rektori UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, kryetarja e Senatit, Prof. Dr. Olivera Petrovska, si dhe prorektorët Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela si dhe Donka dhe Mira Kaziovska. Pas nderimeve te pllaka përkujtimore në sheshin “Maqedonia”, programi solemn përkujtimor vazhdoi me aktivitete të mëtejshme akademike e kulturore në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
