Shkup, Maj 2026 – Për herë të parë, studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga programi studimor i Drejtësisë dhe të programit Administrim Publik realizuan një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së.
Në kuadër të mësimit klinik nga lënda Nomoteknika, nën udhëheqjen e Prof. inor. Dr. Argëtim Saliu, studentët kaluan nga teoria në praktikë për të parë nga afër:
Organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sallën e seancave dhe procesin e trajtimit të lëndëve.
Rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit.
Gjatë vizitës, këshilltarët e Gjykatës, Jasmina Simonovska, Sanja Gelevska-Trajçevski, Ekrem Halimi dhe Ensar Jusufi, ofruan informacione të vlefshme mbi procedurat e vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ky bashkëpunim forcon aftësitë profesionale të juristëve dhe administratorëve të ardhshëm!
