Shkup, Maj 2026 – Studentët e Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan një vizitë studimore në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, ku u pritën nga Sekretari Shtetëror z. Fatmir Sabriu dhe këshilltarja shtetërore znj. Drita Asllani.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e institucioneve sociale, politikat sociale aktuale, sfidat dhe proceset që lidhen me mbrojtjen sociale, demografinë dhe politikat për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vizita u udhëhoq nga profesorët e departamentit: Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu, Prof. Inor. Dr. Hava Rexhep dhe asistentja Mr. Erzana Maliqi, me qëllim fuqizimin e lidhjes ndërmjet teorisë akademike dhe praktikës institucionale.
Falënderojmë Ministrinë për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë përvoja dhe njohuri me studentët tanë.

By