Varazhdin, Kroaci – 12.05.2026 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Universitetin e Veriut (Sveučilište Sjever) në Varazhdin të Kroacisë, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektori i Universitetit të Veriut, Prof. Dr. Damir Vusiç.
Ky partneritet strategjik me Universitetin e Veriut si një ndër universitetet në botë i vlerësuar i 373-të në rangimet ndërkombëtare si “Times Higher Education World University Rankings” e cila synon avancimin e proceseve akademike dhe kërkimore-shkencore për të dyja institucionet.
Pikat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë, studime Master “Dual Degree” me hapje të programeve të përbashkëta studimore që u mundësojnë studentëve diplomim të dyfishtë. Grupe të përbashkëta hulumtuese: Inkuadrimi i stafit akademik të UNT-së, mobiliteti i stafit dhe studentëve duke këmbyer përvoja përmes lëvizshmërisë akademike, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe përvojën studimore si dhe bashkëpunime në konferenca shkencore ku UNT do të jetë partner zyrtar në organizimin e konferencave prestigjioze të IEEE, si dhe në publikimin e revistave shkencore të përbashkëta. Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji theksoi se ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të UNT-së dhe krijimit të mundësive të reja për studentët tanë në tregun evropian të arsimit të lartë.
Gjatë kësaj marrëveshje rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorja, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, Prof. Dr. Zoran Trifunov si dhe Prof. Inor. Dr. Vladimir Kitanovski.
Marrëveshja parashikon që aktivitetet specifike të detajohen në afat prej 90 ditësh përmes Memorandumeve të bashkëpunimit të veçantë për çdo projekt.
