Shkup, 09.06.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në Konferencën Jubilare të 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e cila bëri bashkë krerë institucionalë, afaristë dhe përfaqësues të akademisë.

Në ngjarjen e hapur nga Kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, z. Bekim Sali, u zhvillua paneli i diskutimit mbi pozicionin e odave ekonomike në rajon për dekadën e ardhshme. Pjesëmarrja e Rektorit Fetaji rikonfirmon partneritetin e fuqishëm të UNT-së me sektorin e biznesit për harmonizimin e arsimit të lartë me tregun e punës.

Ngjarja kulmoi me promovimin e Monografisë Jubilare (2005–2025), e cila pasqyron dy dekada kontribut të pashoq të OEMVP-së në ekonominë dhe shoqërinë e vendit.

By