Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes Qendrës së Karrierës, fton të gjithë studentët të bëhen pjesë e platformës digjitale, të dedikuar për punësim, praktika profesionale (internship) dhe zhvillim të karrierës, me qëllim ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të studentëve me tregun e punës.

Portali është i qasshëm në tre gjuhët zyrtare të UNT-së (shqip, maqedonisht dhe anglisht).

Vegza e portalit (URL): https://career.site.je

Qasja: Regjistrimi bëhet përmes postës zyrtare elektronike të universitetit (UNT Google Mail).

Funksionalitetet kryesore:

Përshtatje inteligjente (Match-making): Ndërlidhja automatike e aftësive të studentit me ofertat e punës.

Profili profesional: Krijimi dhe menaxhimi i CV-së digjitale të studentit.

Hapësirë për kompanitë: Regjistrimi i kompanive dhe shpallja e vendeve të lira (full-time, part-time ose projekte).

Aplikim dhe monitorim: Aplikim online për punë/praktika dhe ndjekje e statusit në kohë reale.

Këshillim dhe trajnime: Rezervime për këshillim individual dhe ndjekje e punëtorive (workshops) e panaireve të karrierës.

Integrim me LinkedIn: Sinkronizim i lehtë mе profilet profesionale ekzistuese. Ky portal synon të krijojë një urë direkte ndërmjet auditorëve universitarë dhe industrisë, duke i ndihmuar studentët të ndërtojnë karrierën e tyre dhe kompanitë të gjejnë kuadro të shkathta.

By