Shkup, Gusht 2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela dhe sekretari i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Nehar Aliu, priti në një takim pune drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parque dhe Gjelbërim” pranë Qytetit të Shkupit, z. Muamer Seferi.
Gjatë takimit u realizua një bashkëbisedim i frytshëm me fokus në orientimin strategjik dhe planifikimin hapësinor për rregullimin, gjelbërimin dhe kultivimin e hapësirave të jashtme të kampusit universitar. Drejtuesit e UNT-së e njoftuan drejtorin Seferi mbi zhvillimet e fundit infrastrukturore të universitetit dhe projektet për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, ekologjik dhe modern për studentët dhe stafit akademik.
Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji shprehu falënderimet e tij të përzemërta ndaj drejtorit z. Muamer Seferi për mbështetjen e parezervë që NP “Parqe dhe Gjelbërim” po i ofron Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e hapësirave të gjelbra dhe me standarde të larta mjedisore në shërbim të komunitetit akademik.
