Partneritet strategjik mes UNT-së dhe Institutit “Neting” për qendër trajnimi, inovacion dhe praktikë studentore

Shkup, 16.09.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Instituti “Neting” kanë kurorëzuar sot një marrëveshje strategjike bashkëpunimi, e cila u nënshkrua nga Rektori i UNT-së, Prof. dr. Bekim Fetaji, dhe CEO i Institutit “Neting”, z. Taxhedin Selimi.

Ky partneritet trevjeçar synon të afrojë botën akademike me industrinë përmes fushave kyçe si, themelimi i një qendre të përbashkët trajnimi të çertifikuar në kuadër të UNT-së, mundësi praktike, punësimi dhe internate për studentët, projekte të përbashkëta kërkimore, inovative dhe digjitale si dhe bashkëpunim në panaire karriere dhe zhvillim të ekosistemit të start-up-eve.

Marrëveshja konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm të UNT-së për t’i ofruar studentëve standarde të larta të lidhjes së teorisë me praktikën dhe tregun e punës.

By