Shkup, shtator 2026 – Për shkak të numrit në rritje të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, deri në përfundimin e fazës së ndërtimit të kampusit të ri më modern, pjesë nga njësitë akademike do të duhet të sistemohen në objektin e Sindikatës.
Për këtë qëllim, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë, z. Bekim Sali, realizuan një takim pune me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, z. SLLOBODAN TRENDAFILLOV, për të shqyrtuar mundësitë e shfrytëzimit të këtyre hapësirave si zgjidhje adekuate dhe e përkohshme për institucionin tonë.
