Shkup, 14.09.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kurorëzuar sot një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, duke nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin Evropian në Shkup. Marrëveshja u nënshkrua në një takim zyrtar nga rektori i UNT-së, Prof. dr. Bekim Fetaji, dhe rektorja e Universitetit Evropian, Prof. dr. Biljana Angleska-Bogdanovska.
Ky Memorandum synon zhvillimin e lidhjeve akademike, thellimin hulumtimeve shkencore ndërmjet dy institucioneve, duke përfshirë fusha me interes të ndërsjellë si, zhvillimin e përbashkët të programeve të studimit, si dhe programeve të studimit Joint degree dhe Double degree, organizimin e përbashkët të projekteve shkencore, simpoziumeve, konferencave dhe punëtoreve, shkëmbimin e kuadrit akademik (mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve) dhe të studentëve të të gjitha cikleve të studimit, bashkëpunimin në fushën e promovimit të përbashkët.
Në këtë takim, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori Prof. Dr. Fati Iseni, sekretari i Përgjithshëm Dr. Rahim Jashari, si dhe profesori Miki Runtev.
Marrëveshja e nënshkruar sot thekson përkushtimin e dy universiteteve për të integruar përvojat dhe kapacitetet e tyre, duke hapur perspektiva të reja për studentët dhe stafin akademik të të dyja institucioneve.
