Kosovë, Tetor 2026 – Rektori Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji zhvilloi një takim institucional me kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), znj. Justina Shiroka-Pula.
Takimi ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës shënoi një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve akademike dhe shkencore.
Në këtë takim institucional rektori Fetaji, ishte i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Fati Iseni, Mr. Ariton Rama, si dhe Mr. Driton Zendeli, në të cilën Palët shprehën gatishmërinë për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshme, e cila do të fokusohet te, zhvillimi i programeve studimore dhe kërkimore, organizimi i konferencave dhe aktiviteteve shkencore, bashkëpunimi në botime, revista akademike dhe projekte të përbashkëta si dhe në nxitjen e mobilitetit akademik, shkëmbimit të dijes dhe fuqizimit rajonal të arsimit e shkencës.
Takimi dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve akademike nuk është vetëm shkëmbim formal, por një mekanizëm për ndërtimin e urave të dijes, kërkimit dhe zhvillimit shoqëror.
