Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ndan me krenari dhe kënaqësi të jashtëzakonshme lajmin se studenti i tij, Omer Memedi, është shpallur Kampion Ballkanik U20 në mundje, në kategorinë deri në 97 kg.
Kampionati Ballkanik u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë, ku sportisti ynë i talentuar tregoi përgatitje të shkëlqyer fizike, përkushtim të lartë dhe karakter të fortë sportiv, duke lënë pas konkurrentë nga i gjithë rajoni dhe duke ngritur lart flamurin e suksesit.
Omer Memedi është student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në programin Studimor Sport dhe Shkenca Sportive. Ky sukses dëshmon se si përkushtimi akademik dhe pasioni për sportin e bëjnë atë një shembull frymëzimi jo vetëm për bashkëmoshatarët e tij në UNT, por për mbarë rininë tonë.
Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup shpreh urimet më të sinqerta Omerit, duke i dëshiruar shëndet, vazhdimësi të sukseseve dhe fitore të reja në arenën ndërkombëtare.Urime Omer dhe shkëlqe gjithmonë në majat e sukseseve
