Strugë, 09.11.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Komuna e Strugës kanë kurorëzuar bashkëpunimin e tyre ndërinstitucional përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit. Dokumenti zyrtar u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe kryetari i Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra. 

Ky memorandum ka për qëllim vendosjen e një kornize të qëndrueshme bashkëpunimi në zhvillimin e programeve studimore, kërkimore dhe arsimore, organizimin e konferencave dhe revistave shkencore, si dhe zbatimin e projekteve me interes të ndërsjellë për të dyja palët. 

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve vlerësuan se ky partneritet do ti shërbejë afrimit të institucioneve akademike me pushtetin vendor, duke hapur mundësi të reja për studentët, hulumtimet shkencore dhe zhvillimin e përbashkët shoqëror e arsimor.

By