Shkup, 10.11.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti sot në një takim zyrtar rektorin e Kolegjit Ndërkombëtar Universum, Prof. Dr. Lulzim Zeneli.

Gjatë këtij takimi vëllazëror e institucional, u diskutua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit të lartë, shkëmbimit të përvojave akademike, nxitjes së projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, si dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafit akademik të të dy institucioneve.

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, gjatë bisedës theksoi rëndësinë e rrjetëzimit rajonal dhe partneriteteve strategjike me institucionet e arsimit të lartë, me qëllim ngritjen e cilësisë akademike dhe krijimin e perspektivave të reja për të rinjtë.

Në këtë takim zyrtar, Rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Fati Iseni, Prof. Dr. Sani Demiri, si dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela. Ndërkaq, delegacioni miqësor nga Kolegji Universum udhëhiqej nga rektori Prof. Dr. Lulzim Zeneli, i shoqëruar nga Prof. Armend Berisha.

Në fund të takimit, palët u dakorduan që ky bashkëpunim të konkretizohet së shpejti përmes nismave të përbashkëta akademike dhe marrëveshjeve zyrtare të partneritetit.

By