Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, prof.dr. Azis Pollozhani mori pjesë në manifestimit e 50 vjetorit të arsimit të lartë në Gjirokastër, me ç’rast me Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” Prof.dr.Bektash Mema nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim mes dy universiteteve, që hap rrugë bashkëpunimi mes komunitetetit akademik dhe studentëve të dy universiteteve.

                    IMG_0785     IMG_0779

Univeristeti i Gjirokastrës shënoi pesëdhjetëvjetorin e veprimtarisë akademike që konfirmon traditën e shkëlqyer që bën të dallueshëm kontributin e intelegjencisë gjirokastrite në zhvillimin e gjithmbarshëm të qytetit, vendit por edhe më gjërë.

IMG_0802Rektori Pollozhani në përshendetjen e tij para të pranishmëve të shumtë, veç tjerash potencoi: “Jam i lumtur që sot jam në Gjirokastër për të marrë pjesë në gëzimin tuaj ne këtë përvjetor që veç gëzimit ne kemi mundësi të ndajmë edhe mendime mes nesh për forma të avancuara të bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare me qëllim ndërrimi të përvojave dhe avansimin e cilësisë së arsimit të lartë. Sfidat e shumta që sot janë para rinisë tone imponojnë rishikim dhe përpunim në kontinuitet të programeve tona që ato të jenë sa më afër nevojave të tyre. Njëherit pjesëmarrja në këtë manifestim mua më gëzon sepse më jepet rasti që përkujtoj dhe të shpreh nderimet e mija për disa figura madhore që më punën e tyre e kanë nderuar jo vetëm Gjirokastrën ,vendlindjen e tyre, por dhe gjithë popullin shqiptar. Të tillë janë të shumtë por do të përmend Profesor Eqrem Çabej-in, albanologun dhe linguistin me përmasa ndërkomëtare, emrin e të cilit e mban ky universitet. Mjeshtrin e letrave tona Ismail Kadare që na bën lehtë të identifikueshëm në çdo cep të botës. Musine Kokalari,simbolin e dinjitetit inelektul dhe njerëzor, frymëzim i pashtershëm për emancipim demokratik edhe në ditët tona. Njëherit këtu dua të shpreh homazh edhe për profesorin Petrit Kokalari ,themeluesin e farmakologjisë shqiptare në Tiranë dhe në univeristetin e Prishtinës si dhe për mësuesin e popullit, birin tuaj Myfir Synoymeri që ishte njeri nga 200 shpërndarësit e dritës që vitet e dyzeta ,në prag të luftës së dytë botërore, erdh në Maqedoni për të shpërndarë farën e dijes , “mëkat” ky që më vonë u desht ta pagoj me jetën e vet”.

By