UNT mbajti mbledhje komemorative për nder të profesorit të ndjerë Lutfi Bina

BeFunky-collage

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot organizoi mbledhje komemorative për nder të Prof.Inor.Dr. Lutfi Bina, themelues i UNT-së dhe anëtar i Senatit të UNT-së.

Në takimin përkujtues morrën pjesë anëtarë të familjes së profesorit Lutfi Bina, rektori i UNT-së  prof.dr. Azis Pollozhani, përfaqësues të stafit akademik dhe adminstrativë si dhe studentë të Fakulltetit të shkencave teknike pranë UNT-së.

Në fjalën  e tij, dekani i I Fakulltetit të shkencave teknike, doc. Dr. Neritan Turkeshi tha se profesor Bina, me përvojën e tij disa dekadëshe ishte motivues i vërtetë i studentëve, por edhe këshillues i kolegëve, ndërsa karakteristikë e tij ishte motivimi për punë.

Rektori i UNT-së prof.dr. Azis Pollozhani, evokoi kujtimet që kishte nga bashkëpunimi i hershëm me kolegun Lutfi Bina, në vende dhe kohë të ndryshme. Pollozhani tha se Bina ka dhënë kotributin e tij në arsimimin e brezave të rinj edhe në kushte kur Universiteti i Prishtinës punonte jashtë institucioneve të tij, duke pasur si moto se intelektualët duhet të japin kontributim e vet në shtetndërtim, dhe me këtë moto edhe iu bashkangjit projektit për themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, ku ishte profesor dhe anëtar i Senatit.

Në emër të familjes Bina, u paraqit vajza e tij, e cila shpalosi kujtime të profesor Binës, si baba i mrekullueshëm që ka motivuar ata të arrijnë sa më lartë përmes shkollimit, pa marë parasysh kushteve dhe rethanave.

Prof.dr Lutfi Bina u lind  në vitin 1954 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, të lartën dhe studimet posuniversitare në në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Prishtinës, kurse doktoratën e mbrojti në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup.

Është autor i disa librave shkencorë dhe shumë artikujve në revista shkencore. Së fundi Profesori Lutfi Bina u angazhua edhe në Universitetin tonë Nëna Terezë ku dha një kontributë të jashtëzakonshëm për themelimin dhe avancimin e programeve të fakultetit teknik me theks të veçantë të mektranik dhe elektro-inxhineri dhe atë në fushat e matjeve të ndryshme laboratorike, procesimi i sinjalit digjitale dhe  modelimi matematik i mekanikës.

Prof. Inor. Dr. Lutfi Bina ndëroi jetë, pas një sëmundje të rëndë, më datën 12 janar 2019, ndërsa varrimi i tij u bë në Prishtinë, ku edhe jeton familja e tij.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn