Universiteti Nënë Tereza në Shkup zhvilloi Takim Përkujtues dedikuar viktimave të Holokausit

DSC_0374

Universiteti Nënë Tereza në Shkup zhvilloi Takim Përkujtues dedikuar viktimave të Holokausit. Në takim ku mysafir nderi ishte ambasadori i Izrealit në Maqedoni z. Dan Orian, morrën pjesë rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, ambasadori i Kosovës në Maqedoni z. Gjegj Dedaj, drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve z.Skender Asani si dhe kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.

 

Në takimin e sotëm përkujtimor, që kishte për qëllim përkujtimin e  vuajtjeve që përjetuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, tha se tmerret që ndodhën në kampet e përqëndrimit ishin të pabesueshme për shumë njerëz, mes të cilëve edhe për shtresën intelektuale të kohës, prandaj duhet që këto krime të kujtohen që të mos përsëriten kurrë më.

 

‘Shumë kush do thoshte që kjo më nuk është e mundur! Mu këtu qëndron rreziku. Kështu kanë menduar edhe atëherë, për gjatë kohe edhe ato që më vonë vetë e përjetuan holokaustin  por edhe një pjesë e atyre që ishin në zinxhirin e realizimit të holokaustit pra një pjesë e popullit gjerman, respektivisht vetë nazistët gjerman, si që do të konstatohte Hana  Arend në librin e saj ,Ajhtmani në Jerusalem, ku do të definoj si ,banaliteti i së keqes,. Po pse? do pyeteshte çdo kush?  Ndoshta për faktin që krimet ishin aq mizore aq masovike, sa që për mendjen  racionale, mendjen e shëndoshë, dukeshin të pamundhsme!’, tha Pollozhani.

 

Ambasadori izraelit Orian, duke falënderuar UNT-në për organizimin e këtij eventi tha, nuk duhet haruar 7.144 hebrenjtë që u deportuan nga Maqedonia në kempet naziste, dhe nuk u kthyen kurrë më. Duhet kujtuar ata, që ky krim të mos përsëritet kurrë. Ai falënderoi të gjithë ata që dolën dhe mbrojtën disa nga hebrenjtë që megjithatë arritën të shpëtojnë.

 

I pranishëm në takim, ambasadori i Kosovës në Maqedoni z. Gjegj Dedaj, tha se ai si kosovar, më së mirë e kupton vuajtjen që kanë përjetuar hebrenjtë, pasi një fat të ngjashëm kishte edhe Kosova, disa herë me radhë gjatë sulmeve të regimit serb.

 

Kryetari I Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, në fjalën e tij theksoi edukatën shqiptare, me të cilën janë edukuar brez pas brezash që shtëpia është e Zotit dhe e mikut, edukatë e cila shpëtoj mijëra hebrenj në të gjitha vendbanimet shqiptare.

 

Drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve z.Skender Asani tha se Maqedonia duhet të kujtojë Holokaustin sepse ka vendin e parë në botë për zhdukjen e hebrenjëve,sepse 98 për qind e hebrenjëve të Maqedonisë u deportuan në kampet naziste.

Pas takimit përkujtues rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani në shenjë respekti i dhuroi ambasadorit izraelit Orian, një pllaketë me llogon e universitetit më të ri shqiptar në vend.

 

Shkup, 28.01.2019

DSC_0228

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn