Në UNT u promovua libri “Fitorja Diplomatike”, e Prof. Dr. Sabri Kiçmari

DSC_0457TH

Shkup, 19.03.2019 Sot në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, në prani të kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Arbër Ademi, deputetëve, drejtorë institucionesh, profesorëve dhe studentëve të UNT-së,  u promovua Libri  “Fitorja Diplomatike”, e autorit Prof. Dr. Sabri Kiçmari.

Libri  “Fitorja Diplomatike”, e Prof. Dr. Sabri Kiçmari është përmbledhje kujtimesh nga përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe dëshmon për kontaktet e para të UÇK-së me kancelaritë evropiane.

Në fjalën hyrëse të ceremonisë së promovimit, nikoqiri, rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani ju uroi mirësardhje mysafirëve të shumtë nga nga vendi dhe Kosova, ndërsa veprën e profesor Kiçmarit e vlerësoi pasuri të madhe për historianët, që i jep dritë bisedimeve diplomatike të përfaqësuesit të atëhershëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Kiçmarit.

Pollozhani tha se veprimtaria e Kiçmarit ka filluar që në kohën kur ka qenë student në vitin 1989, si pjesëtar i LPK-së, i dërguar i UÇK-së në Gjermani, pjesëmarrës në shumë bisedime me ministra e diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët i ka informuar për qëllimet e paraqitjes së UÇK-së në skenë, pra liria dhe pavarësia e Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se veprat si kjo e profesor Kiçmarit janë kontribut i çmuar për studentët dhe gjeneratat e reja, të cilat kanë mundësi të njihen për së afërmi me veprimtarinë e diplomatëve shqiptarë, si dhe me aftësitë e të komunikuarit dhe zgjidhjes së problemeve përmes dialogut.

Recensuesi i librit, Ambasador Agron Buxhaku tha se gjatë veprmitarisë së 30 viteve më parë, as që ka mund të paramendohet se në qendër të Shkupit, në një universitet publik në gjuhën shqipe, siç është UNT-ja, do të mund të promovohet një libër dedikuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autori i Librit tha se ishte kyçur në diplomaci me vendim të LPK-së dhe pas fillimit të luftës si përfaqësues politik me vendim të UÇK-së. Atij i ishte dhënë detyrë të shkon në Gjermani dhe të studjon për proceset e luftërave çlirimatare të popujve të ndyshëm. Kishte studjuar luftërat e popujve të Baltikut për liri, çështjen e Palestinës, luftrat e popujve afrikanë dhe jugo-amerikan për pavarësi, duke studiuar shkencat politike, filozofinë dhe diplomacinë.

Kiçmari tha se në çdo takim që ka pasur me diplomatë të huaj ua ka bërë të ditur se në rrafshin institucional nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës së çlirimit të Kosovës. Prof. Dr. Sabri Kiçmari është nga Podujeva, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e shkencës politike në Bon të Gjermanisë, ka magjistruar në filozofi politike në vitin 2001, ndërsa  në qershor të vitit 2007 ka doktoruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Bonit. Ka qenë ambassador I Kosovës në Austri dhe Australi. Tani ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

DSC_0451

DSC_0349

DSC_0320

DSC_0406

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn