SHKUP, 20.03.2019 Rektori i Universitetit ,,Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë të ambientit jetësor  z. Fejzulla Spahia nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi vendosen themelet e bashkëpunimit të mëtejmë për zbatimin e programeve edukative, kryerjen e mësimit praktik dhe të punës për studentët, si dhe përgatitja e programeve të përbashkëta për trajnimin dhe përsosjen shkencore dhe profesionale të kuadrove nga fusha e ambientit jetësor.

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani theksoi se në kuadër të Fakultetit të Shkencave Teknike funksionon drejtimi  “Inxhinieria për mbrojtjen e ambientit  të punës dhe jetës” dhe kjo marrëveshje është një mundësi  e mirë për studentët e këtij drejtimi studimorë.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve u dakorduan se ekziston hapësirë shumë e gjërë  për të zhvilluar bashkëpunimin e ndërsjellë.

DSC_0551

By