Shkup, 5-6.04.2019 Me një turne në ping-pong dhe me aktivitete garuese mes studentëve të UNT-së dhe nxënësve të shkollës së mesme Zef Lush Marku në Shkup, u shënua 6 Prilli – Dita ndërkombëtare e Sportit.

Aktiviteti, i organizuar në palestrën e sportit të SHMQSH “Zef Lush Marku”, nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup në bashkëpunim me SHMQSH “Zef Lush Marku” kishte moton 6 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Sportit Për Zhvillim dhe Paqe”.

Sipas organizatorëve, profesorëve Blerim Saiti dhe Agon Saiti, që njëherësh është edhe kampion i shumëfisht i ping-pongut në vend, mesazhi i përdorimit të sportit është për ndryshime sociale, për ndërtimin e mirëkuptimit kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, mirëqenien shëndetësore, zhvillimin ekonomik, social dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare, që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.

Aktivitete kishte karakter garues, ndërsa pjesëmarrës ishin studentët e Fakultetit të shkencave sociale, programi studimorë sport dhe shkencat sportive dhe nxënës të SHMQSH “Zef Lush Marku”.

Gara u zhvilliua në dy kategori atë për meshkuj dhe për femra .

Në kategorinë për meshkuj fitues ishin:

Bujar Nuredini (UNT) VENDI i I
Burak Memedi (UNT) VENDI i II
Ariton Murseli (ZLM) VENDI i III

Në kategorinë për femra:

Suada Imeri (ZLM) VENDI i I
Zejnep Elezi (UNT) VENDI i II
Azra Curri (UNT) VENDI i III

Gjatë eventit sportiv, organizatorët dhe musafirët bën thirrje për avancim dhe përkushtim sa më të madh të të rinjëve në fushat sportive.

Mirënjohje fituesve u ndanë profesor Rizvan Sulejmani – prorektor i UNT-së, Bujar Kajolli sekretar i përgjithshëm dhe Naim Vrenezi, zëdhënës i UNT-së.

Me 23 gusht 2013 OKB e vendosi 6 prillin ditë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.

[2jslideshow 6726]

By